Titulli: 7 zakonet e njerëzve të suksesshëm
Titulli origjinal: Seven Habits of Highly Effective People
Biznes & Menaxhim
Autori: Stephen R. Covery
Shqipëroi: Xhadi Gjana
Shtëpia botuese: Elta BS
Viti: 2007
f. 424
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-9951-8688-2-2
Mbi librin
Leksione të fuqishme në ndryshimin personal.
Albanian Journalism
Thursday, August 4, 2011
Alkimisti- Paulo Coelho
Titulli: Alkimisti
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Vendi dhe Viti: Tiranë, 2004
f. 198
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 99927-1-791-2
Mbi librin
Një fabulë magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, nëpër shkretëtirën e Egjiptit, ku ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cilit vendos ta bëjë realitet. Në fund Santiago e kupton se që të gjesh thesarin e jetës tënde nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg dhe se gjërat e bukura nganjëherë i keni shumë pranë dhe nuk arrijmë t'i shohim. Me një amalgamë vizionionare e spirituale, me një realizëm magjik dhe folklorik, vepra e shkrimtarit brazilian Paulo Colho “Alkimisti” ka pushtetin të ndryshojë jetë njerëzore. Pikërisht kjo vepër, sipas një sondazhi të BBC, deklaruar më 28 maj, qëndron në krye të listët me 100 veprat më të lexuara të kohërave.
Historia e renies se nje familjeje- Tomas Man
Titulli: Budenbroket (Historia e renies se nje familjeje), vellimi ll
Origjinali: Buddenbrooks (Verfall einer familie)
Roman
Autori: Tomas Man
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Omsca-1
Viti: 2004
fq. 344
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99927-40-96-5
Mbi Librin:
Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877.
Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit, pronarit të firmës tregtare ``Johan Budenbrok``. Johani është gjyshi, themeluesi i firmës në shekullin XVIII. Ai ishte furnizues i ushtrisë prusiane dhe firma e tij ishte një nga sipërmarrjet më të mëdha të Lybekut, qytetit ku zhvillohen ngjarjet.
Tomasi i ngjan të atit, i cili kishte talent ne fushën tregtare. Familja e Budenbrokëve është tepër e nderuar në qytetin e tyre dhe përfaqëson ajkën e aristokracisë.
Por, problemet për familjen nisin me revolucionin e 1848. Një klasë e re individësh shfaqen, ``pasanikët e rinj`` që janë të etur për të zënë një rang të lartë shoqëror dhe në këtë mënyrë u bëjnë një konkurrencë më të ashpër firmave te vjetra tradicionale. Pikërisht në këto momente shfaqen dështimet e para ne tregti: spekulimet gëlojnë, një partner i vjetër falimenton.
Kur Tomasi merr në dorë firmën, pas vdekjes së të atit, duket sikur ajo e merr veten. Ai i mbërthen me vendosmëri frenat e drejtimit, por në jetën e tij nisin dyshimet dhe ligështimet. Djali i tij, Hano, trashëgimtari i dëshiruar për një kohë të gjatë, nuk duket aspak i priru për tregti: ai është një fëmijë tepër i ndjeshëm dhe ka apsion muzikën. Kur Hanoi vdes nga tifoja në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, i ati nuk e përballon dot jetën pa të. Më pas ai shet firmën dhe dinastia e Budenbrokëve shuhet.
Duke pritur Godonë- Samuel Beckett
Titulli
Duke pritur Godonë
***
Oh ato ditë të bukura
Teatër
Autori
Samuel Beckett
Çmimi Nobel për letërsi 1969
Përkthyen nga origjinali frëngjisht
Mirela Kumbaro
Anton Papleka
Shtëpia botuese
Çabej, 1996
f. 128
Pesha: 0.14 Kg.
Vlerësime për autorin / librin
"Samuel Beketi shkon tek më e mira. Nuk dua të dëgjoj filozofira, trakte të shkëputura, dogma, të vërteta të imponuara apo gjëra të tilla. Unë dua vetëm gjëra të bazuara në diçka. Dhe këtë e ka bërë mjaft mirë Beketi në veprat e tij. Është një autor i madh dhe kushdo mund të flasë me orë të tëra për të. Është shumë kurajoz, të heq çdo lloj stresi. Çdo fletë që lexoj më bën që të kthej me vrap tjetrën nga pas pasi kurioziteti më shtyn të lexoj edhe pse mund të jem shumë i zënë në ato momente. Nuk lë asnjë situatë pezull apo pa sqaruar, ka shumë detaje të bukura dhe jo të bezdisshme dhe të gjitha këto mishërohen tek kryevepra "Duke pritur Godonë". Përmes veprave të shkruara prej tij unë kuptoj mjaft mirë gjëndjen e tij shpirtërore ku mjaft fjalë janë shkruar me dorë në zemër. Puna e tij është e mrekullueshme." - Harold Pinter
"Samuel Beketi në bazë të disa sondazheve të bëra, është i pëlqyer nga të gjithë gjeneratat. Ai i dha zë shpirtit nëpërmjet përshkrimit të situatave, të ngjarjeve që ka thurur në veprat e tij. Si meshkujt ashtu edhe femrat kanë një preferencë për të ku Beketi hyn në shkrimtarët më të pëlqyer. Është shumë relaksues. Situatat bëhen më interesante kur ai flet edhe për besimin në Zot si një forcë të madhe të mbinatyrshme. "Duke pritur Godonë" është një libër që fillimisht nuk u duk se do të kishtë suksesin e kryeveprave të tjera botërore, por shumë shpejt ajo u bë një "best seller" dhe që zuri vënd për kohë me rradhë në libraritë botërore. Fakti që veprat e tij janë vënë në skenë në teatro të ndryshëm do të thotë se ai është i madh. Unë do të mund ta krahasoja gati në rradhët e autorëve si Shekspiri."

Dashuria në kohërat e kolerës- Gabriel G. Marquez
Titulli: Dashuria në kohërat e kolerës
Roman
Autori: Gabriel G. Marquez
Shtëpia botuese: Onufri
Fq: 456 f.; 21 cm
Pesha: 0.5 kg
ISBN: 978-99927-53-28-5
Mbi romanin
"Një histori dashurie emocionesh tronditëse dhe gjendjesh shpirtërore tërheqëse, një komedi njerëzore, plot humor e thellësi ndjenjash, gjithçka e jashtëzakonshme deri në mrekulli." - Newsweek
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
"Një roman i plotë e i gjithanshëm, rrëfimi i fuqishëm i të cilit mund të krahasohet vetëm me fuqinë e fisnikërisë së vizionit të tij për jetën."

Bora- Orhan Pamuk
Titulli: Bora
Roman
Autori: Orhan Pamuk
Nobel 2006
Shqipëroi: Drita Cetaku-Turdiu
Shtëpia botuese
Skanderbeg Books
Viti: 2007
f.476
Pesha: 0.5 kg.
Mbi librin
Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt. Atje merr përsipër të vëzhgojë dhe analizojë zgjedhjet lokale dhe vetëvrasjet mes vajzave të reja myslimane. Në kushtet e një rënieje të vazhdueshme bore, Ka kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit të Karsit, që për shkak të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës.

Gjatë këtyre ditëvei hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, mes të cilëve një ish-oficer të papunë dhe me ide të çuditshme, i cili në pak ditë do t’ia ndryshojë fatit vetë qytetit, një grup teatror shëtitës me synime të dukshme politike dhe në këto udhëtakime do të ndeshet edhe me liderin e fshehur dhe karizmatik të islamistëve, Kaltrin. Ka bie shpeh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpallas”, që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë. Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit.
“orhan pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave.”
Akademia Suedeze për Çmimin Nobel në Letërsi 2006
Burra që urrejnë gratë- Stieg Larsson
Titulli: Burra që urrejnë gratë
Origjinali: Man som hatar kvinnor
Roman
Trilogjia “Millennium” - 1
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Botime Dudaj
Viti: 2010
f. 501
ISBN: 978-99943-0-158-4
Pesha: 0.48
Mbi librin
Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.
Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.
Trilogjia “Millennium”
Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.
Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur “Millennium”: 1) “Burra që i urrejnë gratë”; 2) “Vajza që luante me zjarrin” dhe 3) “Mbretëresha e kështjellave prej letre”. Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i “Expo”, revistë e fondacionit Expo.
Një rast i pashembullt në botën e botimeve. Miliona kopje të shitura në mbarë botën. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë “Millennium”. Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.

Njeqind vjet vetmi- Gabriel Garsia Marquez
Titulli: Njëqind vjet vetmi
Roman
Autori: Gabriel Garsia Markes
Përkthyer nga: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Botimet Enciklopedike
Viti: 2000
fq. 400
Pesha: 0.38 kg.
ISBN: N/A
Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse - një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë.
Markesi shkroi një roman që në Europë nuk është shkruar dot deri tani dhe që ndoshta as që mund të shkruhet ndonjëherë: letërsi si reportazh i Krijimit, si rikujtesë magjike dhe si rebelim. Ky libër të jep përshtypjen sikur është zanafilla e vetë natyrës. Makondoja dhe fisi i Buendiave janë kthyer në një simbol të realizmit magjik në Amerikën Latine dhe në një pasqyrë të jetës së këtij kontinenti. Krijuesi i këtij simboli fitoi famë botërore dhe Çmimin Nobel në vitin 1982.
Wednesday, August 3, 2011
Në Kukël, nderohet Ndre Mjeda
“Përkujtimi i Mjedës” i nxjerr akademikët për rrugë të gjatë. Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni “Ndre Mjeda” i bëjnë homazh personalitetit të letrave shqipe Dom Ndre Mjedë (1866-1937), sot, 1 gusht 2011, ora 10.00 – 13.00, në fshatin Kukël të Shkodrës, ku Mjeda shërbeu për vite me radhë.
QSA ka përgatitur një program aktivitetesh për të nderuar në 155-vjetorin e lindjes figurën e shumanshme të poetit, prozatorit, gjuhëtarit, historianit, muzikologut, arkitektit, pionierit të arsimit kombëtar. Programi i veprimtarive parashikon vizitë në ambientet ku jetoi e shërbeu Dom Ndre Mjeda, ekspozitë me fotografi dhe vepra të Mjedës; program nga Shoqëria Muzikore “Prenk Jakova”’; panair me produkte karakteristike të zonës, si dhe dhënien e Çmimit “Ndre Mjeda” për kontribut në studimet mbi Mjedën. Me këtë rast shkollës së mesme të Bushatit i jepet emri “Ndre Mjeda”.
“Përkujtimi i Mjedës” synon të jetë aktivitet i përvitshëm “për të gjallëruar jetën komunitare dhe letrare të zonës” dhe që të kthejë në identitet kompleksin “Ndre Mjeda”, me Kishën dhe me Muzeun, për t’i dhënë këtij kompleksi edhe një status si Monument Kombëtar që do ta përfshinte në hartën e turizmit kulturor për zonën mes Zadrimës e Bushatit.
Për aktivitetin kanë kontribuar Arqipeshkvia Shkodër, Komuna e Bushatit, Murgeshat “Bijat e dashnisë Hyjnore” në Shkodër dhe Foto-Studio Nënshati.
Tuesday, August 2, 2011
Librat e rinj te javes
"Dasma me 300 nuse", është një libër i ri, që i shtohet librarve të Shqipërisë. Ky libër, i cili vjen nga Xhaferr Martini, mbështet dhe ndërtohet mbi bazën e thënieve filozofike, në popull, që shprehin mençurinë dhe përvojën e tyre. Këto thënie, shijohen edhe si të tilla, kur materializohen, shijohen shumë më tepër dhe të japin kënaqësi estetike.
“Ditari i Vampirit 3-Tërbimi”, është një nga romanet që vijnë si prurje e re për këtë jave, nga shkrimtari L. J Smith. Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe 4 mizorëve, urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme. Ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t`u përballur më një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm.
Shkrimtarja Nora Roberts, sjell romanin “Vizione në të bardhë”. Katër mikesha fëmijërie, Mekensi, Parker, Laurela dhe Emalina kanë ndërtuar së bashku një biznes shumë të sukseshëm për planifikimin e dasmave, por pavarësisht se kanë ndihmuar mijëra çifte për t`i bërë të lumtur për të organizuar ditë më të madhe të ditës së tyre, të katër miket janë të paafta në dashuri.
Shkrimtari Nikolas Spark sjell për lexuesin shqiptare romanin "Kënga e Fundit". Veronika Mileri që të gjithë e thërrasin Roni është 17 vjeçe , jeton në New York, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është bindur se është vajzë e pavarur .
Vlore; tentoi te vriste dy shtetas, perfundon ne pranga
Policia e vlores ka bere te mundur arestimin e nje 44 vjecari.Shtetasi Besnik Myrteza Çuçi, 44 vjeç, pas nje konflikti banal, ka nxjere pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te qytetareve me inicialet F. G., 24 vjeç, banues ne Shkoder dhe P. B., 21 vjeç, banues ne Vlore.
Per fat te mire nuk eshte lenduar asnje prej personave ne fjale, ndersa 44-vjecari eshte vene ne pranga dhe mbi te do te rendoje akuza e "tentatives se vrasjes me dashje" dhe "armembajtje pa leje".
Policia, e cila ka mberitur ne venin e ngjarjes, ka sekuestruar nje pistolete tip Zastava me mulli me 6 fishekë, ku 5 ishin te pashkrepur dhe nje gëzhoj.

Bulqize, renohet gjendja e minatorit.
Limon Isufi( 44 vjec) eshte derguar me urgjence per ne spital per shkak te problemeve ne rruget e frymemarrjes. Probleme shendetesore paraqesin dhe dy minatore te tjere por qe vazhdojne te qendrojne ne 1400 metra nen toke. Sot shenohet dita e 9 e greves, ndersa qe prej dites se djeshme minatoret-greviste kane nderprere kontaktet me siperfaqen dhe kane refuzuar cdo ndihme mjeksore.
Sindikalistet kane deklaruar se parimisht jane pranuar te gjitha kerkesat e minatoreve, por ende nuk ka pasur nje ballafaqim mes minatoreve dhe firmes ACR per te arritur nje marreveshje.
Ne kerkesat e minatoreve perfshihet rritja e pagave ne masen 40 per qind, largimi i drejtorit aktual te minieres se Bulqizes, permiresimi i kushteve te sigurise ne pune si dhe ulja e moshes së pensionit per minatoret.
Subscribe to:
Posts (Atom)