Thursday, August 4, 2011

Historia e renies se nje familjeje- Tomas Man


Titulli: Budenbroket (Historia e renies se nje familjeje), vellimi ll
Origjinali: Buddenbrooks  (Verfall einer familie)
Roman
Autori: Tomas Man
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Omsca-1
Viti: 2004
fq. 344
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99927-40-96-5

Mbi Librin:
Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877.
Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit, pronarit të firmës tregtare ``Johan Budenbrok``. Johani është gjyshi, themeluesi i firmës në shekullin XVIII. Ai ishte furnizues i ushtrisë prusiane dhe firma e tij ishte një nga sipërmarrjet më të mëdha të Lybekut, qytetit ku zhvillohen ngjarjet.
Tomasi i ngjan të atit, i cili kishte talent ne fushën tregtare. Familja e Budenbrokëve është tepër e nderuar në qytetin e tyre dhe përfaqëson ajkën e aristokracisë.
Por, problemet për familjen nisin me revolucionin e 1848. Një klasë e re individësh shfaqen, ``pasanikët e rinj`` që janë të etur për të zënë një rang të lartë shoqëror dhe në këtë mënyrë u bëjnë një konkurrencë më të ashpër firmave te vjetra tradicionale. Pikërisht në këto momente shfaqen dështimet e para ne tregti: spekulimet gëlojnë, një partner i vjetër falimenton.
Kur Tomasi merr në dorë firmën, pas vdekjes së të atit, duket sikur ajo e merr veten. Ai i mbërthen me vendosmëri frenat e drejtimit, por në jetën e tij nisin dyshimet dhe ligështimet. Djali i tij, Hano, trashëgimtari i dëshiruar për një kohë të gjatë, nuk duket aspak i priru për tregti: ai është një fëmijë tepër i ndjeshëm dhe ka apsion muzikën. Kur Hanoi vdes nga tifoja në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, i ati nuk e përballon dot jetën pa të. Më pas ai shet firmën dhe dinastia e Budenbrokëve shuhet.

No comments:

Post a Comment