"Dasma me 300 nuse", është një libër i ri, që i shtohet librarve të Shqipërisë. Ky libër, i cili vjen nga Xhaferr Martini, mbështet dhe ndërtohet mbi bazën e thënieve filozofike, në popull, që shprehin mençurinë dhe përvojën e tyre. Këto thënie, shijohen edhe si të tilla, kur materializohen, shijohen shumë më tepër dhe të japin kënaqësi estetike.
“Ditari i Vampirit 3-Tërbimi”, është një nga romanet që vijnë si prurje e re për këtë jave, nga shkrimtari L. J Smith. Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe 4 mizorëve, urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme. Ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t`u përballur më një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm.
Shkrimtarja Nora Roberts, sjell romanin “Vizione në të bardhë”. Katër mikesha fëmijërie, Mekensi, Parker, Laurela dhe Emalina kanë ndërtuar së bashku një biznes shumë të sukseshëm për planifikimin e dasmave, por pavarësisht se kanë ndihmuar mijëra çifte për t`i bërë të lumtur për të organizuar ditë më të madhe të ditës së tyre, të katër miket janë të paafta në dashuri.
Shkrimtari Nikolas Spark sjell për lexuesin shqiptare romanin "Kënga e Fundit". Veronika Mileri që të gjithë e thërrasin Roni është 17 vjeçe , jeton në New York, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është bindur se është vajzë e pavarur .
No comments:
Post a Comment